Mungesa e vitaminës D nuk vërehet lehtë

  • A.P /
  • 17 February 2023 - 14:12
Mungesa e vitaminës D nuk vërehet lehtë

Vitamina D i kontribuon shëndetit dhe forcimit të eshtrave, e përmirëson humorin dhe ndihmon në humbje të peshës. Por, shenjat që ju mungon vitamina D nuk vërehen lehtë.

DOBËSIA E MUSKUJVE

"Indi i zvogëluar muskulor mund të jetë rezultat i mungesës së vitaminës D në muskuj dhe nerva", thotë Kimberly Mueller, eksperte e dietave. Do të thotë, nëse e vëreni që nuk mund të ushtroni me intensitet të njëjtë si më parë, është e mundur që ju mungon vitamina D.

 

DEPRESIONI

Sipas një studimi të publikuar në revistën 'The Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism', femrat me mungesë të vitaminës D kanë simptoma më të rënda të depresionit.

NDJESHMËRIA E RRITUR NDAJ DHIMBJEVE

Niveli i pamjaftueshëm i vitaminës D lidhet me ndjenjën e dhimbjes kronike.

SHTYPJA E LARTË E GJAKUT

Është shumë e rëndësishme për shëndet të zemrës për arsye se ndihmon në rregullimin e shtypjes së gjakut.

PËRGJUMJA

Sipas një studimi të publikuar në 'Journal of Clinical Sleep Medicine', niveli i ulët i vitaminës D shkakton përgjumje të rritur gjatë ditës.

(Kosova Sot Online)