5 arsye të mira për të konsumuar karota

  • A.P /
  • 17 February 2023 - 14:32
5 arsye të mira për të konsumuar karota

Nëse dëshironi që të keni thonj, lëkurë dhe flokë më të shëndetshëm, por edhe ta përmirësoni shëndetin e dhëmbëve dhe ta pastroni mëlçinë, përfshijeni këtë perime në menynë tuaj.

PLAKJA

Karota konsiderohet si ushqim kundër plakjes, sepse është e pasur me beta-karotinë, antioksidues që lufton kundër radikaleve të lira.

BUKURIA

Kjo perime është e pasur me antioksidues dhe me vitaminë A, materie ushqyese të rëndësishme për flokë, thonj dhe lëkurë të shëndetshme.

SËMUNDJET KARDIOVASKULARE

Karota përbëhet prej beta-karotinës, alfakarotinës dhe luteinës, antioksidues që luftojnë kundër kolesterolit.

SHËNDETI I DHËMBËVE

Konsumimi i karotës e përmirëson shëndetin e dhëmbëve. Ajo i mënjanon shtresat, ndërsa kafshimi i karotës e ndiz prodhimin e pështymës dhe në atë mënyrë e balancon nivelin e acidit, që lufton kundër baktereve.

SHËNDETI I MËLÇISË

Kjo perime konsiderohet si ushqim detoksikues për shkak se e pastron mëlçinë. Ndihmon në reduktimin e prodhimit të vrerit, si dhe mbledhjen e yndyrave në mëlçi. 

(Kosova Sot Online)