Lëvorja e mollës ju ndihmon në humbjen e kilogramëve

  • E.K /
  • 21 February 2023 - 11:33
Lëvorja e mollës ju ndihmon në humbjen e kilogramëve

Konsumimi i lëvores së mollës mund ta rritë sasinë e dhjamit të kafenjtë, i cili shkakton djegien e kalorive dhe na ndihmon në humbjen e kileve të tepërta. Përbërësit të cilët i japin lëvores së mollës shkëlqimin, janë të dobishëm në shumë aspekte, sikur që është forcimi i muskujve, por edhe humbja e peshës së tepërt dhe mbajtja e peshës ideale. Lëvorja e mollës përmban edhe acidin ursolik, i cili parandalon shkatërrimin e muskujve dhe mban nën kontroll nivelin e sheqerit dhe të kolesterolit në gjak, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Acidi ursolik, përpos në lëvoren e mollës, gjendet edhe në boronica, kumbulla, borzilok, rigon dhe trumzë.

Si përfundim mund të themi se me të vërtetë vlen ajo thënia: një mollë në ditë, mban doktorin larg! Nëse doni që të keni muskuj të fortë dhe sa më pak dhjam, atëherë mollët hani me lëvore. Mundësisht, mollët duhet të jenë organike, përndryshe, para se t’i hani, duhet t’i lani mirë e mirë. 

(Kosova Sot Online)