Ullinjtë janë mbrojtësit e shëndetit

  • E.K /
  • 22 February 2023 - 12:03
Ullinjtë janë mbrojtësit e shëndetit

Ullinjtë janë mbrojtës natyralë i sëmundjeve të kancerit, shkaku se posedojnë përbërës të fortë antioksidues, luftojnë stresin dhe inflamacionet kronike.

MBROJNË SHËNDETIN KARDIOVASKULAR

Ullinjtë ruajnë shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut. Antioksiduesit dhe nutrientet e pranishme në ullinj parandalojnë oksidimin e kolesterolit dhe në këtë mënyrë parandalojnë shfaqjen e sëmundjeve të zemrës. Yndyrat në ullinj, është dëshmuar se ulin shtypjen e lartë të gjakut.

Lexoni edhe:

Mos përdorni kurrë sapun duarsh në fytyrë, ja problemet që shkakton në lëkurë

OFROJNË NDIHMË PËR HUMBJE NË PESHË

Tashmë është dëshmuar dhe vërtetuar se vaji i ullirit nga brenda shkrin yndyrat në qeliza, nxit shkrirjen e dhjamit në stomak dhe pakëson rezistencën ndaj insulinës. Konsumimi i ullinjve shton sasinë e serotoninës, hormon që ndikon të ndiheni të ngopur.

PARANDALOJNË SËMUNDJET KANCEROGJENE

Ullinjtë janë mbrojtje natyrale kundër kancerit dhe inflamacioneve të forta, sepse pikërisht stresi kronik dhe inflamacionet kronike shkaktojnë kancerin. Po ashtu, ullinjtë janë burim i mirë për vitamina E.

(Kosova Sot Online)