Kapiti: Armiqtë e Albin Kurtit janë korrupsioni, hajdutëria dhe tradhtia

Kapiti: Armiqtë e Albin Kurtit janë korrupsioni, hajdutëria dhe tradhtia
Kapiti: Armiqtë e Albin Kurtit janë korrupsioni, hajdutëria dhe tradhtia

Skender Kapiti

  • 30 April 2026 - 14:42

Nga Skënder Sadri  KAPITI

E vetja armë e opozitës kundër Kurtit është shpifja, fyerja, intriga dhe djallëzia.

Që Albin Kurti është personaliteti shqiptar Nr 1 është i mjafueshëm vetëm fakti se ai vendosi dhe shtriu legjitimitetin dhe sovranitetin shtetëror në tërë territorin e Kosovës dhe nuk lejoi formimin e një minishteti serb në Kosovë, dhe nuk lejoi as ndarjen e Kosovës.

Partitë politike kosovare të opozitës , sodomos , të cilave  iu bashkanangjit edhe ishpresidentja e Kosovës, për to nuk ishte  shqetësimi real zgjedhja e Presidentit, por ato synojnë rrëzimin e qeverisë Kurti.

Peshën kryesore të këtij aktiviteti destruktiv, pengues e bllokues të demokracisë dhe të legjitimitetit demokratik e mban LDK-ja e cila nuk duhej që të ishte në aleancë me PDK dhe AAK,dhe LDK-së së sotme i ka mbetur vetëm simbolika e rugovizmit sepse nuk ka më asnjë lidhje me LDK e vërtetë.

LDK-ja e Isa Mustafës  shkaktoi një krizë qeveritare në kohën e pandemisë globale të CORONA  VIRUSIT  kur braktisi bashkëqeverisjen me LVV. Dhe po tani të njëjtën gjë bëri edhe LDK e Lumir Abdixhikut me Vjosa Osmanin që komplotuan në aleancë me PDK dhe AAK  për krizën Presidenciale që e cojnë Kosovën në zgjedhje të parakohshme.

Jo vetëm kaq por kundër qeverisë dhe Kurtit është edhe kryeminstri i Shqipërisë i cili për cudi na doli aleat jo vetëm i  Thacit por edhe i Vjosës dhe Abdixhikut kundër Kurtit.

Tashmë dihet shumë mirë nga opinioni në Kosovë por edhe në Shqipëri se armiq të Albin Kurtit  janë jo vetëm Serbia, lista serbe dhe qarqet europiane proserbe në Europë, por armiq të Kurtit janë edhe korrupsioni, hajnia dhe tradhtia politike, janë komploti politiko-pseudointelektual dhe mediatik në Kosovë dhe në Shqipëri.

Korrupsioni, hajnija, tradhtia  dhe egoizmi primitiv  janë armiq të Kurtit sepse Kurti është shërbëtor i qytetarit, është i pakorruptueshëm, është ai që interesin kombëtar, publik e shtetëror ka të parin; Kurti as nuk lakohet e as thyhet as nga presioni ndërkombëtar kundër dhe në dëm të interesave kombëtare; ai nuk bën pazare në dëm të shtetit sepse shtetin ai nuk e shikon si të drejtë dhe as si pronë të pushtetit.

Këto janë edhe arësyet se përse shumica e votuesve në Kosovë i besojnë Kurtit. Populli i Kosovës nuk mashtrohet nga akuzat, shpifjet dhe djallëzitë e opozitës  kundër Kurtit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".