Pse partitë politike të Kosovës nuk marrin mësim nga idetë politike të ish presidentit dr.Ibrahim Rugova?

Pse partitë politike të Kosovës nuk marrin mësim nga idetë politike të ish presidentit dr.Ibrahim Rugova?
Pse partitë politike të Kosovës nuk marrin mësim nga idetë politike të ish presidentit dr.Ibrahim Rugova?

Nue Oroshi

  • 30 April 2026 - 07:40

Shkruan: ANALISTI-Nue Oroshi

Për ndërtimin e një konsensusi politik duhet të jenë dakord dy palët që ulen për bisedime për të gjetur një zgjidhje. Zgjidhja politike nuk zgjidhet asnjëherë kur ti i ngul këmbët 100% që të pranohet propozimi yt politik. Në këtë rast, së pari duhet krijuar një kornizë e përgjithshme në bazë të së cilës mund të zhvillohen bisedimet. Por, siç po e shoh, duket se më shumë po ju konvenon anarkia sesa krijimi i institucioneve të forta dhe të rregullta të Republikës së Kosovës.

 

-Të hysh në vitin e dytë me një krizë të thellë politike dhe të mos e gjesh zgjidhjen vetëm për shkak të dëshirës që të sundosh politikisht e jo të qeverisësh apo bashkëqeverisësh, kjo nuk është botë demokratike e qeverisjes. Pse partitë politike të Kosovës nuk marrin mësim nga idetë politike të Presidentit Historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova? Ai dy herë i krijoi institucionet e Republikës së Kosovës, duke i dhënë pozitën e kryeministrit partive që qeverisën bashkë. Një herë i dha pozicionin e kryeministrit PDK-së, e herën tjetër AAK-së. Madje, ky veprim edhe i pati zbutur bukur shumë politikisht partitë e konfrontuara në mes vete në atë periudhë kohore.

Por, sido qoftë, të gjithë nuk mbesin në histori. Dikush mbetet në histori si figurë historike e unitetit dhe e pakapërcyeshme, e dikë e regjistron historia vetëm si kronikë e periudhës kohore, sa për të mos pasur zbrazëtirë kohore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".