Pse duhet rregullisht ta konsumojmë qumështin e dhisë?
Që në kohët e lashta prodhimet nga qumështi i dhisë janë përdorur për shërimin e sëmundjeve më të ndryshme, e sot përsëri ky qumësht është kthyer në modë, dhe prej tij përgatiten prodhime të ndryshme të fermentuara, të cilat përdoren për shërimin e të sëmurëve. Në mbarë botën këto prodhime vlerësohen dhe cilësohen si ushqimet më të shëndetshme në ushqimin ekologjik. Me sa duket fshehtësia qëndron në faktin se dhia ushqehet me më shumë se 600 lloje të bimëve, midis tyre edhe ato më shërueset që dallon nga kafshët e tjera. Karakteristikë e qumështit të dhisë është se lehtë tretet.
Eksperimentet kanë treguar se qumështi i dhisë tretet për vetëm 40 minuta, derisa për tretjen e qumështit të lopës nevojiten 2,5 orë. Por, edhe prodhimet e tjera nga qumështi i dhisë janë shumë të shëndetshme. Midis tyre është edhe hirra e dhisë, e cila liron organizmin nga helmet dhe forcon imunitetin. Në Azi qumështi i dhisë dhe hirra konsiderohen shëruese sidomos për sëmundjet e mushkërive. Në Zvicër kanë konstatuar se personat që kanë vuajtur nga kanceri i gjirit janë përmirësuar dukshëm duke konsumuar qumësht të dhisë, hirrë dhe djathë dhe gjalpë.
(Kosova Sot Online)