Largoni thinjat me anë të këtyre preparateve natyrore
Thinjat dinë të jenë të bezdisshme, sidomos kur ato paraqiten në moshë relativisht të re.Për fat, ka preparate natyrore që mund ta zbusin këtë problem, transmeton gazeta "Kosova Sot Online"
QEPËT
Sado që qepët janë të mira për t'u ngrënë, nëse keni probleme me thinja, atëherë më mirë është që t'i ruani ato për kokë. Qëroni dhe bluani qepët. Lyejeni kokën me qepët e bluara dhe lëreni që të veprojë për 30 minuta. Mbulojeni kokën me një kapelë të dushit, në mënyrë që qepët e bluara të mos ju depërtojnë në sy. Përdoreni shamponin gjatë larjes, me qëllim të largimit të erës së pakëndshme të qepëve. Bëjeni këtë procedurë rregullisht çdo ditë, për të paktën një javë, në mënyrë që të ketë efekt.
LËNGU I LIMONIT DHE KULUMBRITË
Për t'i trajtuar flokët tuaja, ndoshta do të keni nevojë për kulumbritë pluhur, të cilat mund të gjenden në disa dyqane natyrore. Përziejeni këtë pluhur me lëng limoni dhe lyejeni lëkurën e kokës me të.
VAJI I KOKOS DHE LËNGU I LIMONIT
Përdoreni një përzierje të lëngut të limonit dhe vajit të kokos në flokët tuaja, nëse doni që t'i largoni thinjat. Bëjeni këtë çdo ditë derisa t'i përfitoni rezultatet e dëshiruara. Një përparësi e kësaj metode është se, përpos që largon thinjat, kthen edhe shëndetin e flokëve.
LËNGU I KAROTAVE
Ndoshta nuk do të besoni, por lëngu i karotave është preparat i përkryer për kthimin e ngjyrës natyrore të flokëve tuaja. Por, për dallim nga preparatet tjera, lëngun e karotës duhet pirë. Ai është parë si mjaft i dobishëm për shëndetin e flokëve tuaja.
ÇAJI I ZI
Për brunetat, të cilat duan t'i nxijnë flokët e tyre, ngjyra natyrore e çajit të zi e përforcon keratinën dhe nivelet e melaninës. Lani flokët me çaj të zi çdo ditë, për të arritur një rezultat maksimal.
FARAT E SUSAMIT
Masazhoni farat e susamit në flokët tuaja çdo tri ditë, për ta përshpejtuar prodhimin e melaninës dhe keratinës në flokët tuaja.