Pesë fruta që ekuilibrojnë nivelin e kolesterolit

  • E.K /
  • 09 March 2023 - 10:50
Pesë fruta që ekuilibrojnë nivelin e kolesterolit

Duke i përfshirë këto pemë në ushqimin tuaj, mund të jenë ndihmë e madhe për ju. Pos se përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm, e rregullojnë edhe nivelin e kolesterolit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

AVOKADO Mund të shtroni pyetjen, "a mundet avokado vërtet të ekuilibrojë nivelin e kolesterolit tim"? Përgjigjja është po. Në realitet, duhet të konsumoni vetëm gjysmë avokado në ditë. Bashkë me ushqimin e shëndetshëm, kjo mundet të ndikojë në ndryshimin për të mirë në nivelin e kolesterolit brenda një muajit. Avokado është burim i shëndetshëm për yndyrat mono të ngopura. 

GREJPFRUTI PINK Nëse mund të konsumoni grejpfrutin pink, duhet ta bëni këtë. Disa fruta si ky kanë efekt pozitiv në ekuilibrin e kolesterolit në gjak. Duhet konsumuar gjysmë grejpfruti si ky, çdo ditë për kafjall, vetëm se duhet të jeni të sigurt se janë organikë. Sipas studimit të publikuar në "Journal of Agricultural and Food Chemistry", grejpefruti ka veti të pabesueshme shëruese. 

LËNGU I PORTOKALLIT Për ta kuptuar përse lëngu i portokallit ndihmon në ekuilibrin e kolesterolit, duhet folur për sterolin. Tosterolet kanë strukturë të ngjashme kimike sikurse kolesteroli. Janë komponent natyral i gjetur në portokall, në disa perime, fruta të thatë, fara dhe vaj të perimeve. Sterolet reduktojnë kolesterolin në trup derisa edhe e shtojnë nivelin e kolesterolit të mirë. 

DREDHËZAT Dredhëzat janë shumë të shëndetshme. Dhe, po ashtu munden edhe ta ulin nivelin e kolesterolit. Por, janë të shëndetshme vetëm nëse i konsumojmë kështu si janë, natyrale. Dredhëzat, sikurse dhe frutat e tjerë, reduktojnë densitetin e lipoproteinave. Ekspertët sugjerojnë që për çdo ditë të hani midis 10 e 15 dredhëza në ditë. Kjo pasi mund të reduktojnë edhe trigliceridet, falë efektit të tyre prej një antioksiduesi. 

MOLLËT Një mollë mund të konsumohet në shumë mënyra të ndryshme. Mund ta konsumoni me bollgur gjatë mëngjesit, përmes sallatës me selino dhe me arra për drekë, apo një lëng molle gjatë pasdites. Është shumë e shëndetshme për ta përfshirë në menynë tuaj, sa herë që të keni mundësinë, në vazhdimësi. Arsyet pse mollët janë të shëndetshme për kolesterolin, gjenden në lëvoren e saj, e cila është e pasur me pektinë dhe polifenole. 

(Kosova Sot Online)