Shega: Ilaçi në kokrrën e kuqe

  • E.K /
  • 11 March 2023 - 09:25
Shega: Ilaçi në kokrrën e kuqe

Me arritjen e vjeshtës, shfaqen edhe frutat e shegës, që është shumë e shijshme, por ofron edhe shumë veti të tjera shëruese. Është një nga llojet më të vjetra të pemëve që njeh njerëzimi. Kjo pemë ushqyese është e pasur me antioksidues, shihet si simbol i shëndetit, pjellorisë dhe jetëgjatë- sisë. Sidomos është popullor lëngu i saj, farat dhe vaji. Shumë studime e kanë dëshmuar se shega është një ndër pemët më shëruese shkaku i ndikimit në sistemin kardiovaskular, sistemin nervor .

PARANDALON SHENJAT E PLAKJES SË LËKURËS

Vaji i farave të shegës ka efekte të forta kundër inflamacioneve, falë përmbajtjes së aminoacideve omega 5. Këto aminoacide pakë- sojnë nivelin e radikaleve të lira në trup dhe në këtë mënyrë ndihmojnë në parandalimin e shenjave të hershme të plakjes së lëkurës.

I SHKËLQYESHËM NË KUJDESIN NDAJ LËKURËS SË THATË

Vaji nga farat e shegës depërton thellë në lëkurë duke e hidratuar atë për nga brenda. Sugjerohet ta aplikoni në mbrëmje, para se të shkoni në gjumë.

I SHKËLQYESHËM PËR PASTRIMIN E LËKURËS

Vaji i farave të shegës duhet të përzihet me pak vaj kokosi apo vaj ulliri dhe me të ta hiqni grimin. Marrë parasysh faktin se depërton thellë në lëkurë, është i hatashëm në pastrimin e poreve. 

(Kosova Sot)