A keni mungesë vitaminash?

  • A.P /
  • 14 March 2023 - 14:55
A keni mungesë vitaminash?

Edhe pse ekzistojnë pafund ilaçe apo ushqime që ndihmojnë për të siguruar vitaminat e nevojshme për trupin, shumë njerëz vuajnë nga mungesa e vitaminave. Disa marrin vitamina pa ditur efektin e tyre dhe kjo gjë është shumë e gabuar.

Si fillim duhet të dini se nga cila vitaminë keni mungesë dhe si ta zëvendësoni këtë mungesë pa dëmtuar shëndetin tuaj. Ja disa prej shenjave që mund t`ju ndihmojnë të kuptoni se për cilat vitamina keni nevojë.

1. Rënia e flokëve

Arsyeja: Mungesa e B7 (biotinës), si pasojë e konsumimit të vezëve të gjalla ose jo të gatuara mirë. Këshillohet: Të konsumoni më shumë bajame, fara soje, patate, bishtaja.

2. Ngërçet

Arsyeja: Mungesë e kalciumit, magnezit dhe kaliumit. Kjo ndodh më shumë te njerëzit që merren me sport, pasi djersitja sjell largimin e mineraleve nga trupi. Këshillohet: Të konsumoni më shumë bajame, lajthi, kungull, banane dhe mollë.

3. Puçrra ose njolla të kuqe në fytyrë

Arsyeja: Mungesa e B7 (biotinës) Këshillohet: Përveç medikamenteve që mund të merrni në farmaci mund të rrisni sasinë e biotinës duke ndërruar dietën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Kosumoni më shumë kërpudha, patate, djathë, vezë të ziera, spinaq dhe lulelakër.

4. Mpirje të gjymtyrëve

Arsyeja: Nuk konsumoni mjaftueshëm ushqime që përmbajnë vitamina B6, B12 dhe B9 (acid folik). Këshillohet: Të konsumoni më shumë bishtaja, qitro, ushqime deti dhe mish pule.

5. Gunga në duar dhe anës kofshëve

Arsyeja: Mungesa e vitaminës A, D dhe acideve yndyrore. Këshillohet: Konsumoni salmon dhe arra, si dhe mos anashkaloni marrjen e vitaminës A, që gjendet të perimet.

6. Nuancë e verdhë e të bardhës së syrit

Arsyeja: Mungesa e vitaminës B12. Këshillohet: Të përfshini më shumë burime vitaminash në dietën tuaj. Vitamina B12 gjendet në mishin e pulës, qumësht, salmon, ton dhe mish deleje.

7. Probleme me dhëmbët

Arsyeja: Mungesa e vitaminës D. Këshillohet: Një dietë e pasur me ushqime që përmbajnë kalcium, fosfor dhe vitaminë D. gjithashtu konsumoni edhe produktet e bulmetit, domatet, bishtajat, peshkun, qitron dhe rrushin.

8. Të çara në anët e buzëve

Arsyeja: Mungesa e vitaminave B3, B2 dhe B12, të cilat përmabjnë hekur dhe zink. Këshillohet: Të kosumoni më shumë mish pule, salmon, vezë, bishtaja dhe arra. Po ashtu, këshillohet që këto ushqime t`i kombinoni me perime.

(Kosova Sot Online)