Humus nga panxhari -ilaçi për mëlçinë

  • E.K /
  • 18 March 2023 - 13:49
Humus nga panxhari -ilaçi për mëlçinë

Panxhari është bimë që njihet për vetitë e saj shëruese, e sot ju sjellim recetën për humus nga panxhari, e cila do ta ripërtërijë panxharin. Megjithëse lyerja e bukës me lyerje panxhari nuk tingëllon aq shijshëm, kur ta provoni, do të bindeni. Nëse nuk e provoni shkaku i shijes, atëherë shkaku i vetive shëruese, që përmban, duhet ta bëni. Në fakt, panxhari është perime me plot fibra dhe antioksidues që përmirësojnë shëndetin e mëlçisë, e njihet se përmirëson edhe procesin e detoksimit.

PËRBËRËSIT E NEVOJSHËM

2 panxharë të madhësisë mesatare 1 konservë leblebi Lëngun nga ½ e limonit 5 thelpinj të hudhrës ½ e lugës kripë ¼ e gotës vaj ulliri ¼ e gotës ujë.

PËRGATITJA

Në një enë përzieni panxharin me ujë dhe zieni derisa të zbutet, për rreth 40 minuta. Pasi të jetë zier, panxharin e shpëlani me ujë të ftohtë akull, qërojeni dhe e preni në rriska. Të gjithë përbërësit i vendosni në blender, përzieni dhe e lini të shndërrohet në një masë të trashë. Mund ta shërbeni edhe me perime, keksë ose bukë të freskët.

(Kosova Sot Online)