Proteinat në formë pudre, të rrezikshme sa anoreksia

  • E.K /
  • 20 March 2023 - 11:39
Proteinat në formë pudre, të rrezikshme sa anoreksia

Sipas një studimi të fundit, shumë meshkuj, në përpjekje për ta arritur një trup me dukje të përkryer, po mbështeten shumë në produkte artificiale, që përmbajnë sasi të madhe të proteinave. Megjithatë, shkencëtarët kanë paralajmëruar që varësia e madhe nëm proteinat në formë të pudrës shumë shpejt mund të shndërrohet në një lloj të ri të çrregullimit në të ushqyer.

Ata kanë thënë se siç ndodh me anoreksinë, buliminë dhe format tjera, të njohura, të çrregullimit në të ushqyer, njerëzit, kryesisht meshkujt, po i përdorin këto produkte për t'i zëvendësuar ushqimet. Proteinat janë të rëndësishme për ndërtimin dhe ruajtjen e të gjitha indeve trupore, përfshirë këtu edhe muskujt. Për më tepër, proteinat përmbajnë edhe aminoacide, që janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e muskujve. Një tjetër e gjetur që ka dalë nga studimi është që varësia e madhe në proteinat në formë pudre, në një periudhë më të gjatë kohore, mund të shkaktojë probleme me veshkë me mëlçi si dhe osteoporozë.

(Kosova Sot Online)