Lëngu nga tre përbërës, që pastron mushkëritë

  • E.K /
  • 20 March 2023 - 12:42
Lëngu nga tre përbërës, që pastron mushkëritë

Nëse jeni një duhanxhi, apo edhe ish një i tillë, mushkëritë u janë mbuluar nga helmet. Për t'i pastruar nuk ju nevojitet mrekulli, por vetëm këta përbërës. Xhenxhefili - kjo erëz e vjetër, që moti përdoret shkaku i përbërësve të saj shërues. Mes tjerash, ndihmon në eliminimin mukozë nga mushkëritë. Qepa - si edhe hudhra, ka përbërës kundër kancerit, si dhe lufton edhe shumë gjendje malinje. Sidomos janë të dobishme në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme të sistemit të frymëmarrjes.

Kurkuma - ose shafrani indian, është i mbushur me vitamina dhe minerale, e përmban edhe aminoacidet super të shëndetshme omega

3. PËRGATITJA E ILAÇIT

Ujit shtoni sheqer, e vloni. Kokën e qepës e preni në katër pjesë, preni xhenxhefilin dhe së bashku i vendosni në ujin me sheqer. Kur përzierja të vlojë zvogëloni zjarrin. Përzierja të vlojë ngadalë derisa uji të pakësohet përgjysmë. Më pas e vendosni në kavanoz. Kur të jetë ftohur e vendoni në frigorifer dhe e mbani aty. Merrni dy lugë të eliksirit çdo mëngjes në bark të zbrazët dhe dy në mbrëmje, dy orë pas shujtës.

(Kosova Sot Online)