
Lexoni edhe:
Ja pse përloten Luizi dhe Kiara
Kur e reduktoni konsumimin e kalorive gjatë dietës, mos kurseni në këto gjëra të mira.
VITAMINA A
Në studimin nga revista 'Obesity', vitamina A ka ndihmuar që të rregullohet indi dhjamor te minjtë. Ata minj, të cilëve në të ushqyer u ka munguar kjo vitaminë, kanë qenë më të trashë. Gjejeni në: Patate të ëmbla, karota, spinaq.
Ja pse përloten Luizi dhe Kiara Lexoni edhe:
VITAMINA C
Hulumtuesit nga Spanja kanë zbuluar që minjtë me mbipeshë në të ushqyer të pasur me yndyrë, në fakt bëhen me më pak shtresa dhjamore, nëse shujtat e tyre pasurohen me vitaminë C. Efekti antioksidues i kësaj vitamine duket se ngadalëson grumbullimin e shtresave dhjamore. Gjejeni në: Speca të kuq, portokaj, brokoli.
MAGNEZI
Një studim ka zbuluar që sa më pak magnez që të konsumojë njeriu, aq më të mëdha janë shanset që të zhvillohet një varg gjendjesh (duke e përfshirë edhe mbipeshën) që rrisin rrezikun nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Mungesa e magnezit në kombinim me mbipeshën mund ta çrregullojë nivelin e insulinës. Gjejeni në: Bollgur, bizele, arra braziliane.
(Kosova Sot Online)