Vetitë shëruese të origanos

  • E.K /
  • 27 March 2023 - 11:44
Vetitë shëruese të origanos

Kjo bimë është shumë më tepër se bimë aromatike në picë. Po ashtu përdoret si ilaç

Vetitë shëruese në dezinfektimin e plagëve

Vaji i organos mund të përdoret në shërimin e plagëve, shkaku i ndikimit të theksuar antibakterial. Po ashtu, mund ta përdorni edhe çajin e organos për këtë qëllim, në të njëjtën mënyrë organo vepron edhe te ënjtjet e vogla. Thjesht në vendin, ku ndieni dhimbje vendoseni çajin e ftohur nga organo, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ul temperaturën trupore

Vaji esencial i organos me shekuj përdoret si ilaç kundër temperaturës së lartë dhe për shërimin e gripit. Thjesht, vendosni disa pika ujë të ngrohtë në gotën me ujë të ngrohtë dhe e pini.

Përmirëson tretjen

Një gotë çaj nga origano është ilaç i shkëlqyeshëm për ta rregulluar tretjen. Mund të përdoret në rastet, kur keni gazra të tepërta, fryrje dhe kapsllëk.

Ndihmon te dhimbjet e dhëmbit

Keni dhembje dhëmbi? Krejt çfarë ju nevojitet është të vendosni në dhëmbë një pikë të vajit esencial të organos, dhe do të ndieni lehtësim, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Ndihmon kundër stresit

Nëse keni nevojë, që të çlodheni pas një dite të lodhshme, pini një gotë çaj nga organo. Kjo bimë e çuditshme ka mundësinë dhe fuqinë që t’i relaksojë muskujt, e ju ndihmon edhe nëse vuani nga ankthet.

(Kosova Sot Online)