Pse na pëlqejnë kaq shumë ushqimet?

  • E.K /
  • 28 March 2023 - 12:20
Pse na pëlqejnë kaq shumë ushqimet?

Të gjithë e dinë se ushqimet e paketuara nuk janë ushqimi më i shëndetshëm në botë. 

Megjithatë pak arrijnë të heqin dorë: pse? 

Shpjegimi ka dy themele, një biologjik dhe tjetrin neuronal. 

Sipas Emanuele Arielli, profesor në Iuav në Venecia dhe autor i 'Ndërtimi i shijes' (Raffaello Cortina), njeriu që në kohërat parahistorike ka pasur një predispozitë për të ngrënë ushqime me sheqer dhe yndyrë , të cilat i siguruan mbijetesën në kushte të pafavorshme. 

Megjithatë, kjo shpjegon vetëm pjesërisht tërheqjen e parezistueshme për ushqimet të cilat cilësohen si të dëmshme.

I gjithë faji është i neuroneve

Nëse jemi kaq të tërhequr ndaj këtyre ushqimeve kjo është edhe për shkak të neuroneve: në fakt, kur ndjejmë një aromë të shijshme, truri ynë regjistron ndjesinë. 

Dhe duke qenë se jemi të kushtëzuar të përsërisim përvojat që gjenerojnë kënaqësi, kur e shohim përsëri atë ushqim ne nxitemi ta hamë përsëri. 

Në fakt, një stimul i këndshëm shkakton aktivizimin e përgjigjeve të shpërblimit në një nivel neuronal, ndryshe nga ai i pakëndshëm që në vend të kësaj gjeneron neveri. 

Prandaj, a jemi të destinuar të konsumojmë ushqime? Për fat jo. Edukimi ka pikërisht funksionin për ta bërë personin autonom në lidhje me këto prirje, duke e ndihmuar atë të zhvillojë zakone të të ngrënit (pra dhe shije) më të balancuara.

(Kosova Sot Online)