Mbroni nishanet nga dielli!

  • E.K /
  • 31 March 2023 - 09:53
Mbroni nishanet nga dielli!

Edhe pse dielli është i domosdoshëm për shëndetin, ekspozimi ndaj rrezeve të dëmshme UV konsiderohet faktor i rrezikshëm kryesor në zhvillimin e tumorit më të keq të lëkurës - Melanomës.
Melanoma mund të zhvillohet nga nishanet, prandaj është e nevojshme të diagnostikohet ne kohë për t’u shëruar në mënyrë sa më të suksesshme. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që nishanet problematike t’i mbroni në mënyrë direkte nga dielli. Por para, duhet t’i kontrolloni vetë nishanet dhe të vazhdoni ta bëni këtë gjatë gjithë verës dhe nëse vini re ndryshime, gjithsesi duhet të shkoni te mjeku.

Për të reduktuar rrezikun nga sëmundja, më e rëndësishmja është mbrojtja e drejtë. Diellit duhet t’i ekspozoheni gradualisht dhe duhet te përdorni krem me faktor të lartë mbrojtës.
Si mund ta parandaloni melanomën:
- Kujdesuni që të mos digjeni nga dielli,
- Shmangni diellin në oraret e rrezikshme ora 11:00 – 17:00.
- Mos harroni, dielli është më i fortë edhe në lartësi të mëdha(mal).
- Tregoni kujdes më të veçantë për foshnjat dhe fëmijët që kanë lëkura delikate.
- Përdorni kapelë me strehë të gjerë dhe syze dielli me mbrojtje ndaj rrezeve UV.
- Përdorni përherë produkte mbrojtëse ndaj rrezeve të diellit (30 SPF ose më e lartë),
- Dëmtime të lëkurës nga dielli shtohen edhe gjatë viteve, ndaj të moshuarit kanë nevojë për të mbrojtur lëkurën e tyre.

- Shmangni përdorimin e solareve (llambat për nxirrje artificiale), ato dëmtojnë lëkurën dhe mund të shkaktojnë kancerin e lëkurë
- Kontrolloni rregullisht lëkurën tuaj dhe raportoni te mjeku juaj çdo ndryshim të pazakontë që mund të vini re.
- Kontrolloni nishanet tek mjeku gjithmonë mbas pushimeve tuaja.
- Drejtohuni tek dermatologu nëse vëreni ndryshim të nishaneve.

(Kosova Sot Online)