Nuk keni vullnet? Hani fara të kungullit!

  • E.K /
  • 31 March 2023 - 12:57
Nuk keni vullnet? Hani fara të kungullit!

Konsumimi i farave më shumë se secili ushqim tjetër duket se përmirëson disponimin, thuhet në studim. Farat dhe bishtajoret është treguar se përmirësojnë vullnetin e njeriut dhe disponimi, madje më shumë sesa tortat, ëmbëlsirat dhe çokollata. Përkundër kësaj, shtatë nga dhjetë femra dhe një nga dy meshkujt e anketuar nevojat e tyre kur janë në depresion i përmbushin me ëmbëlsira. Vetëm një në shtatë njerëzit e anketuar pohon se përzgjedh frutat apo drithërat kur vuajnë nga stresi.

Në studimin e përgjithshëm kishin marrë pjesë rreth 2000 persona dhe me këtë rast është vërtetuar se gjysma e tyre i ishin ekspozuar ushqimit aspak të shëndetshëm kur kishin [dëshiruar të ulin nivelin e stresit apo kur kishin dëshiruar ta shtojnë disponimin e tyre. Rreth 28 për qind e tyre u ishin drejtuar miqve apo familjarëve të tyre, në mënyrë që të ndihen më mire. Ekspertët paralajmërojnë se njerëzit janë duke 'ngrënë pasi janë të pikëlluar', përfshirë ëmbëlsirat dhe ushqimin e shpejtë. Farat e kungullit dhe farat çia janë në toplistën prej dhjetë ushqimeve që përmirësojnë dipsonimin. 

(Kosova Sot Online)