Përse duhet të hani kumbulla

  • E.K /
  • 03 April 2023 - 10:16
Përse duhet të hani kumbulla

Ka shumë arsye përse kumbullat duhet t'i përfshini në menynë tuaj. Janë të pasura me vitamina A, C dhe E, me kalcium, magnez dhe fibra.

MBRON ZEMRËN

Një kumbull mesatare përafërsisht përmban rreth 113 mg kalium, mineral ky, i cili ndihmon në kontrollimin e shtypjes së lartë të gjakut, ul rrezikun për sulm në tru dhe sulm në zemër, po ashtu, kumbulla përmban antocianinë, substancë kjo, që mbron nga kanceri, pasi eliminon veprimin e radikaleve të lira.

NDIHMON TRETJEN

Kumbullat e thata thuajse janë të bëra për ta ndihmuar tretjen dhe zorrët. Kumbullat e thata mund t'i qitni në ujin e freskët të vluar paraprakisht, t'i ftohni dhe t'i ngrini.

ULIN SHEQERIN NË GJAK

Në bazë të studimit të nutricistëve në Kanada, ndihmojnë në kontrollimin e sheqerit në gjak, duke ulur rrezikun për t'u prekur nga diabeti, tipi 2.

PËRMIRËSOJNË KUJTESËN

Nëse i konsumoni vetë, tri deri katër kumbulla në ditë, kjo ndihmon në neutralizimin e radikaleve të lira, që në mënyrë negative ndikojnë në kujtesën e njeriut. 

(Kosova Sot Online)