Kungulleshkat të mira për personat që duan të humbin në peshë

  • E.K /
  • 03 April 2023 - 11:24
Kungulleshkat të mira për personat që duan të humbin në peshë

Kungulleshkat janë ushqim i hatashëm, sidomos për personat që duan të humbin në peshë dhe të gatshëm ta presin shkuarjen në det. Kanë pak kalori, mbushin lukthin dhe ofrojnë ndjenjën e ngopjes. Janë të pasura me vitamina B dhe C, mangan dhe kalium, e shumica e tyre gjendet në lëvore, kështu që mos i qëroni.

Nëse i konsumoni përditë, parandaloni kapsllëkun përmirësoni tretjen, pastroni zorrët. Lajm i mirë për meshkuj është se konsumimi i tyre ndihmon në pakësimin e simptomave të prostatës së zgjeruar, por edhe e forcojnë libidonë. Përmbajnë edhe pektinë, që ndikojnë kundër diabetit, ruajnë nervat dhe ndihmojnë kundër stresit.

(Kosova Sot Online)