Leblebia -zëvendësues i mirë i mishit!

  • E.K /
  • 04 April 2023 - 09:55
Leblebia -zëvendësues i mirë i mishit!

L eblebitë (qiqrat) janë bishtaja që kanë përdorim të shumëfishtë. Ajo nuk dallohet fort nga bishtajat e tjera: përmban deri në 23% proteina, 58% karbohidrate dhe rreth 5% vajra bimore. Përmban më shumë hekur sesa mishi. Në shkrimet e moçme arabe leblebitë përmenden edhe si afrodiziak i fortë. Sido që të jetë, kjo bishtajë është e dobishme edhe për faktin se nxjerrin nga organizmi sulfatet, substancat e dëmshme kimike, të cilat përdoren si konservues gjatë përpunimit të ushqimeve.

Leblebitë janë të dobishme edhe si burim i kalciumit, bakrit dhe magnezit dhe ka një rëndësi të madhe në lidhjen e kalciumit për ashti. Leblebitë po ashtu rregullojnë edhe ritmin e zemrës dhe në uljen e nivelit të kolesterolit. Ato janë të dobishme edhe për shtatzënat, meqë e zvogëlojnë rrezikun nga aborti spontan dhe nga lindjet e parakohshme. Për shkak të gjithë këtyre përbërësve, si dhe për shkak të mungesës së përbërësve të dëmshëm, leblebitë mund të konsiderohen edhe zëvendësues të shëndetshëm të mishit.

(Kosova Sot Online)