Inflamacioni i trurit pengon memorien

  • E.k /
  • 04 April 2023 - 10:41
Inflamacioni i trurit pengon memorien

I nflamacioni i trurit mundet ta çrregullojë aftësinë tonë që t'i rikujtojmë memoriet komplekse të përvojave të ngjashme, por të tjera, thonë shkencëtarët amerikanë Jennifer Czerniawski dhe John Guzowski. Studimi i tyre tregon se si molekulat e sistemit imunitar, të quajtura citokine, çrregullojnë komunikimin midis neuroneve në hipokampus, një zonë të trurit, e cila është e ngarkuar me memorien dalluese.

Ky zbulim e bën të qartë pse paraqiten deficitet kognitive te personat që i nënshtrohen kimioterapisë dhe te ata që vuajnë nga sëmundjet autoimune, apo neurodegjenerative. Për më tepër, meqë citokinet janë të rritura në tru te të gjitha këto gjendje, studimi i ri sugjeron caqet potenciale terapeutike, për t'i lehtësuar problemet me memorie te këta pacientë.

(Kosova Sot Online)