Vaji i ullirit parandalon mpiksjen e gjakut

  • E.K /
  • 05 April 2023 - 12:05
Vaji i ullirit parandalon mpiksjen e gjakut

Të dhënat e ekspertëve nga "New York University" tregojnë se konsumimi i rregullt i vajit të ullirit ul rrezikun për trashjen e gjakut. Rezultatet kanë treguar se ulet edhe rreziku për sulm në zemër dhe në tru, e kjo është dëshmuar me analizën e 63 vullnetarëve me mbipeshë.

Zvogëlimi i rrezikut është dëshmuar vetëm te ata persona që njëherë në javë kishin konsumuar vaj ulliri. Efekti më pozitiv i vajit të ullirit ishte vërejtur te ata persona që më shpesh e kishin përdorur vajin e ullirit.

(Kosova Sot Online)