Flasin ekspertët: Mos i kafshoni buzët

  • A.P /
  • 05 April 2023 - 14:28
Flasin ekspertët: Mos i kafshoni buzët

Pigmentimi është një nga problemet më të zakonshme të lëkurës, i tillë quhet kur lëkurës i shfaqen njolla të errëta.

Ngjashëm me pigmentimin e lëkurës, pigmentimi i buzëve është gjithashtu një problem shumë i zakonshëm dhe si për burrat ashtu edhe për gratë.

Doktoresha estetike, Geetika Mittal Guptam është shprehur se errësimi i buzëve mund të jetë rezultat i hiperpigmentimit.

“Pigmentimi i buzëve është mjaft i zakonshëm dhe mund të kthehet lehtësisht duke përdorur përbërësit e duhur dhe duke bërë trajtimet e duhura”, është shprehur ajo.

Ajo ka dhënë disa këshilla për të parandaluar pigmentimin e buzëve, transmeton gazeta “Kosova Sot  Online" duke thënë që nuk duhet kafshuar ose lëpirë buzët.

Sipas saj, pastrimi dhe lëpirja e buzëve mund të shkaktojë hiperpigmentim, i cili vjen si pasojë e inflamacionit.

Ajo gjithashtu tha se duhet të përdorni krem kundër dielli në buzët tuaja, para se të dilni jashtë, si dhe të ndaloni pirjen e duhanit.


(Kosova Sot Online)