Ide për kafjall të shëndetshëm dhe ditë produktive

  • E.K /
  • 06 April 2023 - 09:13
Ide për kafjall të shëndetshëm dhe ditë produktive

Kafjalli është shujta më e rëndësishme e ditës, sepse siguron mjaftueshëm energji për të filluar ditën. Ju sjellim disa ide për një kafjall të shëndetshëm.

BOLLGURI

Bollguri është shujta ideale për kafjall. Për orë të tëra ju mban të ngopur, e ju përkujdesuni që të zgjidhni flluskat natyrale me pak sheqer, sepse kjo është zgjedhja më natyrale.

VEZËT

Zgjedhja më e mirë e ushqimeve për kafjall pikërisht janë vezët, sepse janë të pasura me proteina dhe yndyra të shëndetshme. Vezët ofrojnë sasi të mjaftueshme të energjisë dhe mban të ngopur organizmin deri në shujtën tjetër.

PERIMET

Të gjithë e dimë se kjo perime është e shëndetshme për organizmin tonë, e mund ta hani edhe për kafjall dhe drekë. Ekspertët sugjerojnë që për kafjall të zgjidhni perime të papërpunuara, derisa për drektë dhe darkë të përpunuara në ngrohje termike.

MJALTI

Nëse pëlqeni kafjall të ëmbël, mjalti është zgjedhje e duhur për juve. Konsumoheni me bukë nga kokrra e grurit, që është i shëndetshëm dhe i pasur me fibra.

(Kosova Sot Online)