Ushqimet që nuk rekomandohen për iftar

  • a.p /
  • 06 April 2023 - 15:01
Ushqimet që nuk rekomandohen për iftar

Ushqimi i besimtarëve gjatë muajit të agjërimit dallon nga ushqimi i përditshëm, prandaj është e nevojshme t’i kushtoni kujdes këshillave të mjekëve dhe të nutricionistëve, në mënyrë që organizmi të funksionojë pa probleme gjatë agjërimit, porosisin ekspertët shëndetësorë. Duke ju rikujtuar që besimtarët myslimanë sivjet do të agjërojnë deri 16 orë në ditë, është e nevojshme që të konsumojnë ushqimin i cili tretet ngadalë, duke përfshirë edhe ushqimin i cili përmban pejza ushqyese.

Të shmanget ushqimi kalorik

Gjatë muajit të agjërimit rekomandohet ushqimi i pasur me vitamina dhe minerale. Të konsumoni sallatat e sezonit, pemët dhe perimet. Të shmanget ushqimi kalorik, me rastin e iftarit të shmangen pijet e gazuara, madje edhe pijet e ftohta. Konsumoni ujë të vakët dhe lëngje, bëni iftar me hurma. Ushqimi i yndyrshëm nuk i plotëson nevojat ditore të njeriut gjatë ditës. Ndër produktet ushqimorë të cilat organizmi i tret ngadalë bëjnë pjesë bizelja, elbi, gruri, fasulja, orizi.

Kur është fjala për pijet, nuk rekomandohet konsumimi i pijeve të gazuara të cilat kanë ndikim të keq në organizim, andaj shkaktojnë pengesa në lukth dhe në zorrë. Kështu që më mirë është që, nëse ekzistojnë mundësitë, të konsumohen uji i ngrohtë, lëngjet natyrale në temperaturë dhome të ngrohur në mënyrë që organizmi të jetë i mbrojtur.

(Kosova Sot Online)