Ilaçet popullore të gjysheve tona që vërtet veprojnë

  • E.K /
  • 07 April 2023 - 11:08
Ilaçet popullore të gjysheve tona që vërtet veprojnë

Ilaçet natyrale kanë përdorime të shumëfishta dhe janë zëvendësuese pa asnjë efekt të dëmshëm për shumicën e ilaçeve konvencionale.

MAJDANOZI KUNDËR AROMËS SË KEQE NGA GOJA DHE SHTYPJES SË LARTË TË GJAKUT

Majdanozi përmban klorofil, i cili vret bakteret përgjegjëse për aromën e keqe nga goja dhe ia vlen ta përtypni përditë. Majdanozi është i pasur edhe me vitamina C dhe ndihmon ta pagjakësia sepse lehtëson absorbimin e hekurit. Duke e përtypur hiqni aromën e keqe nga goja, sidomos ta përtypni pas pastrimit të dhëmbëve. Ndihmon edhe kur e teproni me ushqime sepse zbut fryrjet dhe dispesinë, sepse nxit sekretimin e helmeve nga organizmi. Çaji nga majdanozi relakson dhe zbut dhimbjet e kokës, migrenën, astmën, ngërçet në stomak.

LAMTUMIRË ZBOKTHIT - PËRGJITHMONË

Ushqimi luan rol të rëndësishëm në shfaqjen e zbokthit. Është me rëndësi që flokun ta pastroni me shampon të butë, më së miri me ata të fëmijëve. Vitamina B luan rol në shëndetin e lëkurës, si dhe rrënjën e flokut. Mungesa e kësaj vitamine shkakton lëvorisjen e lëkurës dhe zbokthin. Konsumoni ushqime të përmbajnë vitamina B, me zink, shmangni ushqimin me yndyrë, të përpunuar. Shpëlani flokun me kamomil që qetësojnë lëkurën inflamatore të kokës, e më pas aplikoni tinkturë me rozmarinë. Flokun ta thani në mënyrë natyrale.

AROMA E KEQE E TRUPIT

Nëse nuk bëhet fjalë për çrregullim hormonal, aromat e pakëndshme shkaktohen nga helmet e grumbulluara që duhet hedhur me ushqim të caktuar. Mungesa e zinkut në organizëm ndikon në shfaqjen e aromave trupore të pakëndshme, si dhe në sëmundjet e veshkave, mëlçisë. Veshja prej pambukut lejon lëkurës të marrë frymë, veprojnë edhe dushi me preparate bimore që e pastrojnë lëkurën dhe freskojnë. Midis me të mirëve është rozmarina si dhe livanda. Shmangi edhe ushqimin e yndyrshëm, sheqerin e rafinuar, miellin e bardhë, alkoolin, kafeinën.

AFTET NË GOJË

Plagët me dhimbje dhe të mërzitshme në gojë shpesh tregojnë në sistem të dobët imun dhe në stres. Sherbela dhe kumaku ndihmojnë më së miri. Arsye të shumta të afteve janë stresi, mungesa e vitaminave, rënia e imunitetit. Te femrat shfaqen në gjysmën e dytë të ciklit menstrual. Ilaçi më i mirë është çaji nga sherbela dhe kumaku. Çajin duhet ta pështyni pasi ta keni pastruar hapësirën e gojës. Kujdes edhe me ushqimin, shmangni ushqimin e fortë, të njelmët, atë të pjekur dhe të erëzuar.

BUZËT E THATA DHE TË PËLCITURA

Gjalpi "shea" dhe dylli i bletëve mbron buzët që duhet pastruar mirë nga qelizat e vdekura dhe më pas të trajtohen me balsam. Kafshimi dhe lagja e buzëve e dëmtojnë lëkurën, krijojnë plagë të vogla që dërgojnë në zhvillimin e infeksioneve dhe urdhjes. Provoni që plagët e tilla t'i trajtoni me ilaçet që mund t'i përgatisni vetë. Merrni një brushë të butë të dhëmbëve dhe shpëlani buzët. Përzieni një lugë vaj ulliri me mjaltë dhe me një lugë sheqer të vrugtë. Lyeni buzët për çdo ditë. Balsamin hidratues e përgatisni nga gjalpi 'shea' dhe dylli i bletëve duke shtuar edhe pak aromë eterike.

ME QEPË KUNDËR INSEKTEVE

Ushqimet me aromë intensive dhe të pasura me vaj eterik do ta ndryshojnë aromën e lëkurës dhe kështu nuk është e përshtatshme për insektet. Qepa dhe hudhra, më saktë aroma e tyre, në masë të madhe largojnë insektet. Pikërisht për këtë arsye njerëzit që i hanë këto ushqime më pak sulmohen apo kafshohen nga insektet. Vajrat esenciale nga qepa dhe hudhra sekretohen përmes lëkurës, duke larguar insektet. Nëse gjatë verës qëndroni në tarracë, atëherë pak qepë ose hudhër të copëtuar mbani pranë vetes për t'i përzënë insektet.

(Kosova Sot Online)