Rrallë i hani, por në ullinj është një dozë e madhe e shëndetit

  • E.K /
  • 10 April 2023 - 09:13
Rrallë i hani, por në ullinj është një dozë e madhe e shëndetit

Konsumimi i ullinjve ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, te humbja në peshë, mbron nga kanceri dhe shëndetin e flokut dhe lëkurës.

SËMUNDJET KARDIOVASKULARE

Kur radikalet e lira oksidojnë kolesterolin, enët e gjakut dëmtohen, e yndyrat grumbullohen në arterie, që me kalimin e kohës sjell deri te sulmi në zemër. Substancat ushqyese në ullinjtë e zinj parandalojnë oksidimin e kolesterolit dhe ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.

HUMBJA NË PESHË

Vaji i ullirit nxit degradimin e yndyrave brenda qelizave yndyrore, e më me lehtësi mund të hiqni yndyrat në stomak dhe të pakësoni pandjeshmërinë në insulinë. Njerëzit që konsumojnë më shumë ullinj në përgjithësi konsumojnë më pak kalori dhe rrallëherë se janë me mbipeshë.

PARANDALIMI I KANCERIT

Vetitë antioksiduese dhe kundër inflamacioneve që i përmbajnë ullinjtë, ndikojnë në mbrojtjen e organizmit nga kanceri, sepse stresi antioksidues kronik dhe inflamacioni kronik mund të jenë faktori kryesor në zhvillimin e kancerit. Ullinjtë e zinj janë burim i duhur për vitamina E, që neutralizon radikalet e lira në indin dhjamor.

(Kosova Sot Online)