Rrudhat e thella, shenjë e rrezikut për sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut

  • E.K /
  • 10 April 2023 - 10:10
Rrudhat e thella, shenjë e rrezikut për sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut

Rrudhat nuk janë vetëm pasojë e plakjes, por mund të tregojnë diçka edhe më serioze. Ekspertët theksojnë se ekziston një lidhje midis rrudhave të thella në ballë dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Rezultatet e studimit, që ishin bërë nga ekspertët francezë te "Centre Hospitalier Universitaire de Toulouse", tregojnë se rrudhat në pjesën e sipërme të ballit janë paralajmërim potencial për problemet me zemër dhe enët e gjakut. Ekspertët thonë se lidhja midis rrudhave dhe sëmundjeve kardiovaskulare vejnë si pasojë e pakësimit të elasticitetit të arterieve shkaku i grumbullimit të shtresave dhjamore në muret e tyre. 

(Kosova Sot Online)