Llojet e ushqimeve që përmbajnë më shumë karbohidrate sesa që mendoni

  • E.K /
  • 14 April 2023 - 09:55
Llojet e ushqimeve që përmbajnë më shumë karbohidrate sesa që mendoni

Personat që vendosin të konsumojnë ushqime me sasi të vogël të karbohidrateve shpeshherë mashtrohen duke menduar se ushqimin e tillë mund ta konsumojnë pa kufi. Edhe pse këto ushqime posedojnë pak karbohidrate, nuk duhet ta teproni me to nëse dëshironi të ushqeheni shëndetshëm.

PEMËT ME LËVOZHGË TË FORTË DHE FARAT

Këto ushqime janë të shëndetshme dhe përmbajnë sasi të vogël me karbohidrate. Mirëpo, derisa disa ushqime se farat e lirit dhe ato çia kanë pak karbohidrate, ushqime tjera si arrat indiane dhe lajthitë përmbajnë më shumë.

DJATHË

Punë e mirë te ushqimi me nivel të ultë të karbohidrateve është se mund të hani djathë. Por, jo në sasi të pakufizuar. Djathi "Mozzarella", "Brie" dhe me krem përmbajnë pak karbohidrate për dallim nga llojet tjera ku ka më shumë karbohidrate.

PERIMET

Perimet natyrisht se janë të shëndetshme. Por, me konsumimin e disa llojeve të caktuara të perimeve nuk duhet tepruar. Mos e teproni me kungulleshka, domate dhe patëllxhan.

(Kosova Sot Online)