Qumështi me veti kundër kancerit

  • E.K /
  • 14 April 2023 - 12:40
Qumështi me veti kundër kancerit

Për të ruajtur rininë, mbretëresha Kleopatra ishte larë në qumështin e dhisë. Me këtë rast, duam të themi më shumë për qumështin e dhisë, sipas dëshmive të ekspertëve. Që moti, Hipokrati kishte thënë se hirra nga qumështi i dhisë është ilaç për sëmundjet e mushkërive, verdhëzës, reumës dhe gihtit.

Tani, mjekësia moderne ka fakte se qumështi i dhisë ndikon kundër kancerit. Këtë e vërteton fakti se dhitë janë rezistente ndaj shumë sëmundjeve, shkaku i sistemit të fortë imun. Në qumështin e dhisë ka më shumë vitamina A dhe B, sesa në qumështin e lopës. Pos kësaj, përmban më shumë kalcium, magnez, fosfor dhe klor. Në cilësinë e qumështit ndikojnë disa faktorë: raca, ushqimi, mënyra e rritjes, mosha e kafshës. Për fat të mirë, kohëve të fundit kanë filluar të hiqen disa paragjykime rreth qumështit të dhisë, e gjithnjë e më shumë po shpalosen vetitë shëruese të qumështit të tyre. Për të ruajtur qumështin nga aromat e ndryshme - është e domosdoshme që dhinë ta mbani larg cjapit dhe të kujdeseni më shumë rreth higjienës.

(Kosova Sot Online)