6 ushqimet më të shëndetshme, me të cilat i harroni ilaçet

  • E.K /
  • 17 April 2023 - 10:27
6 ushqimet më të shëndetshme, me të cilat i harroni ilaçet

Shumica prej tyre kanë efekt antioksidues, ruajnë zemrën, enët e gjakut, ndikojnë si masë parandaluese kundër sulmit në tru dhe kancerit.

KURKUMA

Zvogëlon kolesterolin e dëmshëm dhe pastron shtresat e grumbulluara në arterie. Në studimin e vitit 2011 është dëshmuar se kurkuma zvogëlon kolesterolin dhe parandalon procesin e hershëm të arterosklerozës, më mirë madje se disa ilaçe.

HUDHRA

Hudhra është një tjetër ushqim që pastron arteriet. Edhe shkenca ka dëshmuar se hudhra ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, ngadalëson procesin e arterosklerozës dhe ul nivelin e lartë të shtypjes së gjakut. Hudhra është efikase edhe në krijimin e shtresave në arterie. Ul rrezikun nga sulmi në zemër dhe në tru për 50 për qind.

XHENXHEFILI

Xhenxhefili njihet për efektin e vet antioksidues dhe efektin kundër inflamacioneve. Përmban efektin xhinxherol, përbërës i forte në mbrojtjen e zemrës. Hulumtimet kanë dëshmuar se ekstraktet e xhenxhefilit kanë mundësinë e zvogëlimit të kolesterolit dhe triglicerideve në gjak. Po ashtu, sikurse edhe hudhra, xhenxhefili vlerësohet si antibiotik.

SPECAT E BLUAR DJEGËS

Specat e kuq djegës përmbajnë përbërësin e quajtur kapsaicinë, i cili gjendet në këta speca të kuq e që ndihmojnë në zvogëlimin e kolesterolit të keq në gjak. Specat e kuq të bluar ulin rrezikun nga sulmi në zemër dhe përmirësojnë pasqyrën dhe qarkullimin e gjakut.

LIMONI

Për zemër është mirë të pini çdo mëngjes ujë me limon, porsa të zgjoheni. Jo vetëm se ul nivelin e kolesterolin, por edhe parandalon dëmtimin oksidues dhe i mban arteriet të shëndetshme. Kjo agrume është shumë e pasur me vitamina C, për të cilin është dëshmuar se zvogëlon kolesterolin, parandalon trombocidet, forcon arteriet.

KANELLA

Kanella mund ta ulë rrezikun prej sëmundjeve të zemrës dhe rrezikun nga arteroskleroza. Në një studim nga viti 2003, në revistën "Diabetes Care", ishte dëshmuar që me përdorimin midis 1 deri 6 gramë kanellë në ditë, zvogëlohet glukoza, trigliceridet si dhe kolesteroli i dëmshëm në gjak.

(Kosova Sot Online)