Mikrobet e dëmshme ndërlidhen me shtypjen e lartë të gjakut

  • E.K /
  • 18 April 2023 - 09:04
Mikrobet e dëmshme ndërlidhen me shtypjen e lartë të gjakut

Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se mikroorganizmat, që jetojnë në zorrët e minjve, luajnë rol në zhvillimin e shtypjes së lartë të gjakut te ato kafshë. Ekspertët nga "Baylor College of Medicine" kanë vëzhguar dy grupe të kafshëve prej të cilave njëra kishte shtypje normale, e tjera shtyje të lartë të gjakut. Kafshëve u ishte hequr një pjesë e përmbajtjes biologjike e zorrëve dhe me këtë rast kishin marrë antibiotikë për t'u zvogëluar flora normale e zorrëve.

Pas kësaj kanë ngulitur përmbajtje me mikrobe të 'hipertensionit' te minjtë me shtypje normale, e mikroorganizmat normalë atyre me shtypje normale të gjakut. Ekspertët kanë vërtetuar se te grupi që ishte trajtuar me mikroorganizma 'hipertensioni' ishte zhvilluar shtypja e lartë e gjakut, derisa te grupi i trajtuar me mikroorganizma normalë ishte arritur zvogëlimi i shtypjes së gjakut në mënyrë të pjesshme. Kjo tregon se duhet kërkuar vazhdimi i ndikimit të mikroorganizmave të zorrëve në zhvillimin e shtypjes së lartë të gjakut, derisa ushqimi me probiotikë mundet të ketë efekt pozitiv në këtë rast. Rezultatet e studimit ishin botuar në revistën "Physiological Genomics". 

(Kosova Sot Online)