Dy arsye të rrezikshme përse kolliteni, e nuk është shkaktare ftohja

  • E.K /
  • 18 April 2023 - 09:35
Dy arsye të rrezikshme përse kolliteni, e nuk është shkaktare ftohja

Shumë njerëz shkaku i kollës shpesh e vizitojnë mjekun, e në shumicën e rasteve kolla është shëruese, bëhet fjalë për ndonjë bronkitis të lehtë, astmë, alergji. Kolla konstante nuk është aspak shenjë e mirë dhe tregon rrezikun për jetë.

KOLLA E MADHE

Edhe pse kjo sëmundje është rrafshuar me tokë në vitet e dyzeta të shekullit të kaluar me zbulimin e vaksinës kundër kollës së madhe, ai kthehet, sepse një pjesë e madhe nuk pranon vaksinën. Brengosuni nëse kolla juaj përfundon me fishkëllimë kur të merrni frymë. Kërkoni ndihmën e mjekut, sepse kolla e madhe shkakton inflamacionet e mushkërive.

KANCERI I MUSHKËRIVE

Rreth 65 për qind e të prekurve nga kanceri i mushkërive kanë pasur kollë kronike para se të ishte diagnostikuar kjo sëmundje. Në rastet më të shpeshta kolla kronike është simptoma e vetme. Mos u mashtroni në faktin se nëse nuk jeni duhanxhi kjo nuk ju ndodh juve. Brengosuni nëse kolla zgjat më gjatë se dy javë, nëse pështyni gjak. Mos bëni panik, sepse nganjëherë mund të jetë shenjë e astmës, por, këshilloni mjekun gjithsesi.

(Kosova Sot Online)