Çaji nga kanella për fytin me dhembje

  • E.K /
  • 18 April 2023 - 09:41
 Çaji nga kanella për fytin me dhembje

Ky dimër na ka befasuar me temperatura të ftohta, që ju ndihmon baktereve dhe viruseve të mbijetojnë, të përhapen. Nëse këtyre ditëve keni dhimbje në fyt, provojeni këtë çaj nga kanella.

PËRBËRËSIT

1 gotë qumësht; ½ e lugës kanellë e bluar; ½ e lugës xhenxhefil të bluar; 1 lugë mjaltë. Qumështin e derdhni në një enë të vogël dhe e ngrohni. Përzieni dhe kanellën, xhenxhefilin dhe mjaltin. E lini të ftohet dhe ngadalë e pini gllënjkë për gllënjkë.

(Kosova Sot Online)