Jogurti me probiotikë, sipas mjekëve, është humbje kohe

  • E.K /
  • 19 April 2023 - 09:24
Jogurti me probiotikë, sipas mjekëve, është humbje kohe

Nuk janë në trend po aq sa pijet me probiotikë, por jogurti i përgatitur në shtëpi dhe lakra turshi e bëjnë punën më mirë kur bëhet fjalë për përmirësimin e punëve në zorrë, thotë një mjek me nam. Mjeku Michael Mosley, në librin e tij "The Clever Guts Diet", e pohon këtë. Jogurtët si "Yakult" dhe "Actimel", që njihen si probiotikë, tashmë janë shndërruar në diçka të zakonshme nëpër dyqane. Pijet përmbajnë 'bakteret miqësore'.

Kanë për qëllim rritjen e nivelit të baktereve miqësore në zorrë, të cilat luajnë rol të madh në rregullimin e peshës dhe sistemin imun dhe prodhimin e hormoneve dhe kemikateve që kanë edhe ndikim në disponimin tonë. Dr. Mosley, që ka prezantuar shumë programe në "BBC", përfshirë "Më besoni, unë jam mjek", paralajmëron se 'ka shumë hile' rreth probiotikëve. Ai thotë se mënyra më e mirë për të rritur bakteret miqësore në zorrë është përmes jogurtit të përgatitur në shtëpi, si dhe duke konsumuar sasi të lakrave turshi. Ai po ashtu thotë se edhe uthulla e mollës ka veti shëruese, kur një lugë para shujtave ndihmon në uljen e sheqerit në gjak dhe ul kolesterolin në gjak. 

(Kosova Sot Online)