Konsumoni këtë perime me vlerë të artë

  • E.K /
  • 19 April 2023 - 11:50
Konsumoni këtë perime me vlerë të artë

Shfrytëzoni sezonin e këtij ushqimit dhe qeraseni trupin me këtë ushqim të bekuar. Ja disa nga vetitë shëruese që trangulli i ofron. 1. Trangulli është burim i pasur për vitamina B. Prandaj, mos lejoni që dita të kalojë pa konsumuar trangullin. Kështu përmes kësaj perime furnizoheni me vitamina B. 2. Hidraton trupin dhe eliminon helmet, sepse 95 për qind e përbërjes së trangullit është ujë. Kjo perime përmban shumë vitamina, për të cilat njeriu ka nevojë për çdo ditë. Mos e qëroni, sepse në lëvoren e tij ka më shumë vitamina C, rreth 10 për qind e dozës ditore. 3. Trangulli është i mirë për lëkurë dhe flokë.

Ndihmon me rastin e të djegurave nga dielli. Qërojeni dhe lëkurën e trangullit e vendosni sipër vendit ku jeni djegur. Shkaku se përmban shumë sulfur, ndihmon në rritjen e flokut. Po ashtu, preni në rriska dhe vendoseni sipër fytyrës. Në këtë mënyrë do të pastroni fytyrën, falë kripërave minerale që i përmban kjo perime. 5. Ndihmon edhe te humbja në peshë dhe tretja e ushqimit. Konsumimi ditor i trangujve është hapi në arritjen e linjës së duhur trupore. Të gjithë ata që duan të humbin në peshë dhe të kanë linjë vitale, pasi përmban shumë ujë, ju sugjerohet të hanë këtë perime.

(Kosova Sot Online)