Keni dhimbje dhëmbi? shmangni tabletat - shërojeni në mënyrë natyrale!

  • E.K /
  • 20 April 2023 - 10:09
Keni dhimbje dhëmbi? shmangni tabletat - shërojeni në mënyrë natyrale!

Nëse nuk e keni vizituar rregullisht stomatologun, gjasat janë të mëdha që ta provoni dhimbjen e dhëmbit. Nëse marrja e analgjetikëve nuk është opsion i parë, pse të mos e provoni e ta shëroni në mënyrë natyrale? Mund ta bëni përmes karafilit! Nevojitet vetëm pak vaj nga karafili, të cilin duhet ta vendosni drejtpërdrejt në dhëmb. Kumaku për mishin e pezmatuar të dhëmbëve Kumaku njihet si bimë shëruese, e cila me shekuj është përdorur në zbutjen e dhimbjeve të ndryshme, sepse ndikon si antibiotik.

Uji nga kumaku që duhet ta vendosni në gojë paraqet tretman qetësues për sëmundjet e mishit të dhëmbëve dhe proceset në gojë. Bima shëruese shëron indet e buta, parandalon gjakrrjedhjen e mishit të dhëmbëve, shëron të thatët në gojë, plagët si pasojë e urdhjes në buzë dhe problemet e tjera. Thjesht shpëlani gojën me çaj të ftohtë nga kumaku në mënyrë që ta zbutni dhe shëroni vendin e pezmatuar dhe për të hequr qafe dhimbjet në brendi të gojës.

(Kosova Sot Online)