Lexoni edhe:
Adelina Ismaili ju uron: Me fat 'Fitër Bajrami'
Ajo çfarë hani si të zgjoheni nga gjumi është tejet e rëndësishme për organizimin tuaj gjatë ditës.
Niseni ditën mbarë dhe shëndetshëm me një lugë mjaltë në mëngjes.
Mjekësia popullore e gjithashtu edhe mjaft studime të ndryshme vlerësojnë se nisja e ditës duke konsumuar një lugë të vogël me mjaltë është mënyra ideale për t’i dhënë fuqi dhe energji organizmit përgjatë gjithë ditës.
Adelina Ismaili ju uron: Me fat 'Fitër Bajrami'Lexoni edhe:
Mjalta ka një përdorim të gjerë dhe jo vetëm si ëmbëltues.
Përpara shpikjes së antibiotikëve, ajo përdorej gjerësisht për të trajtuar plagët apo djegiet e lëkurës. Gjithashtu është përdorur edhe për të zbutur kollën ose si maskë lëkure.
Mjalti përmban sasi të vogla proteine, folati, vitamine C dhe vitamina të tjera të rëndësishme.
Vlerat më domethënëse të mjaltës vijnë nga mineralet që përmban.
(Kosova Sot Online)