Ja kush mund të ndihmojë në uljen e diabetit

  • A.P /
  • 26 April 2023 - 14:11
Ja kush mund të ndihmojë në uljen e diabetit

Ecja për tre minuta çdo gjysmë ore, mund të ndihmojë në përmirësimin e niveleve të sheqerit në gjak.

Studimi i bërë me 32 persona që kishin diabet të tipit 1, tregoi se nivelet e sheqerit në gjak u ulën, kur lëviznin rregullisht gjatë një periudhe shtatë-orëshe.

‘Telefonata në këmbë’

Për periudha të gjata kohore, sheqeri i lartë në gjak mund të rezultojë në komplikime si dështimi i veshkave, problemet me sytë dhe sulmet në zemër.

Dr Elizabeth Robertson, drejtoreshë e kërkimeve në Diabetes UK, e cila financoi studimin, tha se për njerëzit me diabet të tipit 1, menaxhimi i niveleve të sheqerit në gjak çdo ditë, mund të jetë “i pamëshirshëm”.

 

“Është tepër inkurajuese që këto gjetje sugjerojnë se bërja e një ndryshimi të thjeshtë dhe praktik – si marrja e telefonatave gjatë ecjes, ose vendosja e një kohëmatësi për t’iu kujtuar të bëni pushime – për të shmangur qëndrimin ulur për periudha të gjata, mund të ketë një efekt të thellë në nivelet e sheqerit në gjak. Ne presim kërkime të mëtejshme për të kuptuar përfitimet afatgjata të kësaj qasjeje”, ka thënë ajo.

Ndërsa, studiuesi kryesor, Dr. Matthew Campbell, nga Universiteti i Sunderland, tha se ishte i befasuar nga madhësia e rezultateve me aktivitet të nivelit të ulët.

Ai tha se për disa njerëz me diabet të tipit 1, mund të jetë një hap i rëndësishëm drejt një aktiviteti më të rregullt fizik dhe për të tjerët mund të jetë një ndërhyrje e thjeshtë, për të ndihmuar në menaxhimin e niveleve të glukozës në gjak.

Në provën e fazës së hershme, 32 persona me diabet të tipit 1, përfunduan dy seanca shtatë-orëshe duke qëndruar të ulur.

Në seancën tjetër ata i ndanë shtatë orët me tre minuta ecje çdo 30 minuta.

Sheqeri i tyre në gjak u monitorua vazhdimisht për 48 orë nga fillimi i çdo seance dhe të gjithë kishin ushqim të ngjashëm gjatë shtatë orëve dhe nuk ndryshuan trajtimin e tyre me insulinë.

Seanca e dytë, rezultoi në nivele mesatare më të ulëta të sheqerit në gjak (6.9 mmol/L) gjatë periudhës 48-orëshe të studimit, krahasuar me uljen e pandërprerë (8.2 mmol/L).

Dr Campbell tha se shpresonte të përfundonte studime më të mëdha për një periudhë më të gjatë për të kuptuar më mirë përfitimet e kësaj qasjeje. 


(Kosova Sot Online)