Lulëkuqja forcon imunitetin

  • E.K /
  • 27 April 2023 - 10:58
Lulëkuqja forcon imunitetin

Lulëkuqja është e pasur me aminoacide omega 3, që shtojnë dhe forcojnë sistemin imun dhe mbrojnë organizmin nga sëmundjet. Në kokrrën e saj ka shumë minerale, sidomos jod, mangan, magnez, zink, kalium dhe bakër. Bakri rregullon krijimin e qelizave të kuqe të gjakut. Kaliumi është shumë i rëndësishëm për kontrollimin e punës së zemrës dhe parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Lulëkuqja përmban edhe vitamina të grupit B. Me enzimat, këto vitamina ndikojnë në punën e mirë të organeve për tretje. Mineralet dhe vitaminat zbutin stresin dhe ndikojnë në rritjen e disponimit. Nga farat e lulëkuqes prodhohet vaj, që është zëvendësimi më i mirë për vajin e ullirit.

(Kosova Sot Online)