Parandalojeni kancerin e zorrëve me ndihmën e këtij ushqimi

  • E.K /
  • 27 April 2023 - 11:26
Parandalojeni kancerin e zorrëve me ndihmën e këtij ushqimi

Nëse kapsllëku për shumicën është temë tabu për të cilën pak flasim me të tjerët, është e vërtetë se ky problem prek shumicën e njerëzve. Shkaqet mund të jenë mungesa e lëvizjes, stresi, mosha, ilaçet, disa vitamina, konsumimi i pakët i fibrave dhe ujit në ushqim. Gjatë kësaj gjendjeje, njeriu nuk mund të ndihet rehat në lëkurën e vet. Sipas statistikave, çdo i dhjeti person ka probleme me zbrazjen e rregullt të zorrëve. Me rëndësi është të përdorni ilaçe natyrale, e midis tyre është një lloj i xhemit. Pacientët që kishin lënguar nga kapsllëku kishin konsumuar një lugë të madhe në ditë, që u kishte shtuar zbrazjen e zorrëve dhe ka pakësuar nevojën për laksativ.

RECETA PËR XHEMIN ÇUDIBËRËS

Përbërësit: 150 gramë hurma, 150 gramë kumbulla të thata, 1,5 gotë ujë të vluar Përgatitja: Preni hurmat dhe kumbullat e thata në pjesë. I hidhni në ujë të vluar dhe i zieni derisa masa të trashet. Sasia e fituar duhet të mjaftojë për rreth 20 porcione me nga 1 lugë. Ky xhem është shumë i dobishëm për të gjitha moshat. Mund ta konsumoni si të vetëm, ta lyeni në bukë, ta shtoni në jogurt, flluska.

(Kosova Sot Online)