Patatet e skuqura mund të shkaktojnë depresion

  • A.P /
  • 27 April 2023 - 14:18
Patatet e skuqura mund të shkaktojnë depresion

Mund të duket si një studim i pakuptimtë duke pasur parasysh dobësinë e njerëzve për patate të skuqura. Për disa kalon me ikjen e fëmijërisë, për të tjerë mbetet përgjithmonë.

Por të skuqurat mund të kenë një ndikim negativ në shëndetin mendor.

Një ekip hulumtues në Hangzhou, Kinë, zbuloi se konsumimi i shpeshtë i ushqimeve të skuqura, veçanërisht patateve të skuqura, lidhej me një rrezik 12% më të lartë të ankthit dhe 7% rrezik më të lartë të depresionit, sesa te njerëzit që nuk hanin ushqime të skuqura.

 

Lidhja ishte më e theksuar mes konsumatorëve të rinj në moshë.

Ushqimet e skuqura janë faktorë rreziku të njohur për obezitetin, presionin e lartë të gjakut dhe efekte të tjera shëndetësore.

Megjithatë, ekspertët që studiojnë ushqimin thanë se rezultatet janë paraprake dhe nuk është domosdoshmërisht e qartë nëse ushqimet e skuqura po nxisin probleme të shëndetit mendor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, apo njerëzit që përjetonin simptoma të depresionit, ose ankthit iu drejtuan ushqimeve të skuqura.

Studimi analizoi 140,728 njerëz mbi 11.3 vjet. Pas përjashtimit të pjesëmarrësve të diagnostikuar me depresion brenda dy viteve të para, gjithsej 8,294 raste ankthi dhe 12,735 raste depresioni u gjetën tek ata që konsumuan ushqime të skuqur, ndërsa patatet e skuqura veçanërisht kishin një rritje prej 2% në rrezikun e depresionit.

Ushqimi i pashëndetshëm mund të ulë humorin e dikujt dhe të nxisë një gjendje jo të mirë të shëndetit mendor.

Në studimin e ri, studiuesit sugjerojnë se akrilamide, një kimikat i formuar gjatë procesit të skuqjes, veçanërisht në patatet e skuqura, është fajtor për rrezikun më të lartë të ankthit dhe depresionit.

Yndyra që përdoret në skuqje gjithashtu ndikon.

Studiuesi gjithashtu vuri në dukje se akrilamide nuk prodhohet vetëm nga skuqja. Është në kafe, për shkak të pjekjes së kokrrave, dhe në bukë të thekur, sepse ‘ngrohja e karbohidrateve së bashku me proteinat mund ta nxisë procesin e krijimit të këtij kimikati’.

(Kosova Sot Online)