Kurkuma e ruan këtë organ dhe ndikon edhe te humbja në peshë

  • E.K /
  • 28 April 2023 - 09:20
Kurkuma e ruan këtë organ dhe ndikon edhe te humbja në peshë

Kurkuma nxit pastrimin e mëlçisë dhe sistemit tretës, e është meritore edhe për shumë dobi në shëndet, dhe preferohet që një lugë nga kjo erëz të gjendet për çdo ditë në menynë tuaj. Kurkuma është burim për fitonutrientin kurkuminë, që është kujdes kundër përbërësve inflamator. Po ashtu, kurkuma është burim për fibrat ushqyese, vitamina B6 dhe kalium, që janë të shëndetshëm për zemër, por edhe hekur, që prodhon energjinë dhe manganin që parandalon efektin e dëmshëm të radikaleve të lira.

Falë këtij përbërësit, kurkuma ka efekt të fortë antiseptik dhe antibakterial, e që na moti përdoret edhe për përmirësimin e tretjes, te infeksionet, ftohjet, bronkitisi, astma dhe plagët. Kurkumina dhe substancat tjera aktive në kurkumë ndikojnë si antioksidues të fortë dhe kështu pakësojnë problemet inflamatore të shkaktuara si pasojë e radikaleve të lira, që e dëmtojnë organizmin. Studimet tregojnë se kurkuma mund ta ngadalësojë zhvillimin e sklerozës multiple si dhe të nxit pastrimin e mëlçisë, e me këtë e nxit edhe humbjen në peshë në mënyrë të shëndetshme.

(Kosova Sot Online)