Ushqyese, e shëndetshme dhe shëruese: Supa alkaline që rregullon thartirën në trup dhe parandalon sëmundjet

  • E.K /
  • 29 April 2023 - 09:17
Ushqyese, e shëndetshme dhe shëruese: Supa alkaline që rregullon thartirën në trup dhe parandalon sëmundjet

Trupi ynë mund të jetë ose alkalin ose i thartë. Për të qenë të shëndetshëm, për t'u ndjerë mirë pasi t'i kemi bërë të gjitha punët dhe obligimet, pH-ja do të duhet të jetë neutral apo butësisht alkalin - midis 7,3 dhe 7,5. Shkaku i mënyrës së jetës që e bëjmë zakonisht është më pak, në fakt më i thartë, prandaj kjo na bën të ndihemi më të lodhur, pa vullnet, të fryrë, në përgjithësi keq. Në zvogëlimin e gjendjes së thartë në trup ndihmon supa e shëndetshme që mund ta konsumoni si për drekë po ashtu edhe për darkë.

Supa nuk ka pse të jetë e zakonshme - do të jetë më interesante nëse para se ta shërbeni i shtoni erëza të freskëta bimore apo fara të lirit, arra, kungull apo vaj ulliri. Për të qenë më e tretshme, supën në fund e përzieni në blender. Përbërësit: 950 ml ujë 1 patate 1 karotë 1 rrënjë majdanozi 1 rrepë e bardhë 50 g qepë të reja 160 ml ajkë të thartë Pak kripë. Në enën e madhe vloni ujin. Shtoni të gjitha perimet që paraprakisht i keni copëtuar dhe i zieni në zjarr të lehtë për rreth 15 minuta apo derisa të zbuten perimet. Shtoni ajkën dhe kripën sipas shijes.

(Kosova Sot Online)