Me këto perime të shëndetshme, pas 7 ditësh do të dobësoheni

  • E.K /
  • 29 April 2023 - 13:12
Me këto perime të shëndetshme, pas 7 ditësh do të dobësoheni

Nëse konsumoni perime për çdo ditë, ndryshime domethënëse do të vëreni që pas shtatë ditëve.Perimet janë të pasura me proteina, minerale, vitamina dhe fibra prandaj edhe janë aleati më i fortë kundër kilogramëve të tepërt.

SPECAT DJEGËS

Studimi kanadez ka dëshmuar se specat pikant ndihmojnë në tkurrjen e oreksit, por edhe shtojnë aftësinë e trupit për të djegur yndyrat.

SPECAT E GJELBËR

Specat e gjelbër ndihmojnë në përshpejtimin e punës së metabolizmit, duke shkrirë në mënyrë efikase indin yndyror nga stomaku.

QEPA

Përmban pak kalori prandaj edhe është ideale për të gjithë ata që duan të humbin në peshë. Për efekt më të mirë, qepën ta konsumoni të freskët e të papërpunuar.

KAROTA

Kjo perime e portokalltë përbën zamën ideale të papërpunuar. Është e mbushur me betakarotinë dhe duke i konsumuar trupit ia bën një shërbim të hatashëm.

KUNGULLI

Është i pasur me vitamina C, prandaj edhe mbush me energji pas së cilës do të jeni të gatshëm për aktivitete fizike. Pos kësaj, kungulli ndihmon edhe te mbipesha.

DOMATJA

Është e pasur me vitamina C dhe kalcium. Kur këto konsumohen së bashku, këta dy element përbëjnë aleatin më të mirë kundër indit yndyror në hapësirën e stomakut. BISHTAJAT Ju mbushin me fibra, proteina e në disa raste edhe me hekur. Mënyra më e mirë për t'i konsumuar është t'i shtoni në sallatë.

PERIMET ME GJETHE TË GJELBËR

Spinaqi e brokoli ju ngopin. Ky ushqim jo vetëm se ju mbush me fibra të shëndetshme që e mbushin lukthin por ju furnizojnë edhe me vitamina dhe minerale esenciale.

(Kosova Sot Online)