Rregulli i artë i mjekësisë popullore, tretja fillon që në gojë

  • E.K /
  • 29 April 2023 - 13:28
Rregulli i artë i mjekësisë popullore, tretja fillon që në gojë

Mjekësia tradicionale është sistemi më i vjetër mjekësor në botë. Një shëndet ideal është i mundur vetëm nëse personi është i shëndetshëm në nivelin mendor, shpirtëror dhe trupor. Bëhet fjalë për mjekësinë tradicionale që në bazë ka moton se ushqimi është ilaç. Sipas mjekësisë popullore, rëndësi ka zgjedhja e ushqimeve dhe kombinimi i tyre. Pos se duhet pasur kujdes se çfarë ushqime konsumojmë, duhet pasur kujdes edhe në faktin se si i konsumojmë.

Hani gjithmonë në të njëjtin orar dhe kurrë mos hiqni dorë. Ushqimet duhet të janë të freskëta dhe sa më cilësore - shmangni përdorimin e ushqimeve të konservuara, ushqimeve të ri-nxehura. Para kafjallit gjithmonë pini pak ujë të vakët, sepse kjo e ndihmon tretjen. Dreka është shujta kryesore dhe duhet të përgatitni aq sa do të konsumoni. Darka duhet të jetë shujta ku ushqimet e konsumuara duhet të treten lehtë, supë me perime apo një gjellë e lehtë me qumësht, e darkën duhet ta konsumoni para orës 19. Për darkë duhet shmangur salsiçet, djathin e yndyrshëm, sallatën, pemët, ushqimet e yndyrshme dhe të përzhitura. Pasi tretja e ushqimit fillon në gojë, këtë e arrini duke e përtypur mirë ushqimin.

(Kosova Sot Online)