Kremi natyral për ekzemë

  • E.K /
  • 01 May 2023 - 09:01
Kremi natyral për ekzemë

Po vijnë ditët e ftohta që mund të përkeqësojnë simptomat e ekzemës, e këtë e dinë të gjithë ata që kanë probleme me këtë sëmundje. Për këtë arsye ju sjellim recetën për krem kundër ekzemës që mund ta përgatitni vetë.

Përbërësit e nevojshëm:

150 g gjalpë "shea" 90 g vaj kokosi 20 pika vaj eterik të livandës 20 pika vaj eterik të lisit. Në avull, me kujdes ngrohni gjalpin që të zbutet, mjaftueshëm sa për t'u përzier me përbërësit e tjerë. Kujdes mos e ngrohni tepër, sepse i humbet vlerat ushqyese. Më pas lejoni që masa të ftohet e më pas e përzieni mirë. Masën e fituar e derdhni në kavanoz prej qelqit dhe e ruani në vend të ftohtë.

(Kosova Sot Online)