Rozmarina, e shkëlqyeshme për tretje dhe përqendrim të mirë

  • E.K /
  • 01 May 2023 - 09:53
Rozmarina, e shkëlqyeshme për tretje dhe përqendrim të mirë

Rozmarina është bimë shëruese. Vetitë e saj shëruese njihen qëmoti, sidomos në hapësirat mesdhetare.

NDIHMON TE PROBLEMET ME TRETJEN

Çaji i rozmarinës përdoret te problemet e tretjes (fryrje, tretje të ngadalshme), problemet reumatoide, problemet me lukthin. Rozmarina nxit sekretimin e urinës dhe ndikon në mëlçi. Është efikase kundër bakterit "Staphylococcus" dhe "Escherichia" dhe kërpudhës "Candida".

PËR PËRQENDRIM MË TË MIRË

Vaji i rozmarinës shërben për zgjerimin e venave, qarkullim dhe kujtesë. Sidomos është efikase në përmirësimin e funksionimit të veshkave dhe lukthit. Kjo ndikon në përmirësimin në tërësi të organizmit. Për shërimin e sëmundjeve të ndryshme preferohet konsumimi i çajit të rozmarinës, çdo ditë nga dy gota. Dihet se çaji ndikon mirë në tru. Çaji i rozmarinës po ashtu e ul edhe rrezikun për sëmundjet e rënda, përfshirë këtu kancerin e lëkurës derisa e forcon edhe sistemin imun.

(Kosova Sot Online)